Vazhdojnë tensionet: Izraeli përgatitet për bombardime nga Irani

Azia

Vazhdojnë tensionet: Izraeli përgatitet për bombardime nga Irani

Më: 17 prill 2018 Në ora: 18:57
Ilustrim

Izraeli është duke u përgatitur për një sulm hakmarrës nga Irani pas bombardimeve të një baze ajrore në Siri javën e kaluar, me ç'rast u vranë shtatë ushtarë iranianë.

Izraeli zyrtarisht nuk ka konfimuar e as mohuar sulmin, por një burim i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit tha për New York Times se ata ishin përgjegjës për bombardimet e 9 prillit.

Tani, Izraeli është duke u përgatitur për një sulm direkt nga Irani, nisur nga Trupat e Gardës Revolucionare të vendit, për t’u hakmerrë për shtatë ushtarët e vdekur, transmeton lajmi.net

IDF thuhet se beson për një sulm nga ushtria iraniane që do të niset nga një prej bazave nëpërmjet të cilave ata kontrollojnë Sirinë – dhe kanë paralajmëruar Teheranin kundër çdo veprimi.

“Izraeli do të reagojë fuqishëm ndaj çdo veprimi iranian nga brenda Sirisë,” tha burimi për Sky News.

Izraeli, që shpesh ka goditur vendet e ushtrisë siriane gjatë luftës civile shtatëvjeçare të fqinjit, nuk e ka mohuar e as nuk e ka pranuar një gjë të tillë. Por zyrtarët izraelitë kanë pranuar tërthorazi se nuk do të ishte e pranueshme prezenca e armikut të Izraelit në Siri.

Pra, tani mund të flasim për një konflikt i cili mund të përshkallëzohet ndërmjet Iranit dhe Izraelit. Irani një superfuqi e cila është radhitur në anën e diktatorit Bashar Al-Assad në luftën civile në Siri, ndërsa Izraeli një superfuqi tjetër në krahun e SHBA-ve dhe e koncentruar për të siguruar integritetin territorial dhe sigurinë e saj nga armiqtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat