Lideri jugkorean: K.Veriore po synon "denuklearizim të plotë"

Azia

Lideri jugkorean: K.Veriore po synon "denuklearizim të plotë"

Më: 19 prill 2018 Në ora: 11:11
Ilustrim

Koreja Veriore ka shprehur dëshirën për “denuklearizim të plotë” të Gadishullit Korean dhe nuk është duke kërkuar kushte si tërheqja e trupave amerikane nga Koreja Jugore, ka thënë presidenti jugkorean, Moon Jae-in.

Moon ka thënë se parashikimet për normalizim të marrëdhënieve në mes të dy Koreve dhe Shteteve të Bashkuara nuk duhet të jenë të vështira për t’u arritur përmes samiteve që do të ketë Koreja Veriore, fillimisht me Korenë Jugore e më pas me SHBA-në.

“Koreja Veriore është duke shprehur gatishmëri për denuklearizim të plotë ”, u ka thënë Moon gazetarëve.

“Ata nuk kanë përmendur ndonjë kusht që nuk mund të pranojë SHBA-ja, siç është tërheqja e trupave amerikane nga Koreja Jugore. Krejt çfarë po shprehin ata që përfundimi i politikave armiqësore kundër Koresë Veriore në këmbim të garantimit të sigurisë”.

Moon ka thënë se është duke u konsideruar mundësia e ndonjë marrëveshje për paqe apo ndihmë ndërkombëtare për ekonominë e verikoreanëve nëse denuklerizohet territori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat