Lideri opozitar armen refuzon thirrjet për dialog

Azia

Lideri opozitar armen refuzon thirrjet për dialog

Më: 21 prill 2018 Në ora: 10:38
Opozitari armen Nikol Pashinian. Jerevan, 18 prill, 2018

Ligjvënësi opozitar armen, Nikol Pashinian ka refuzuar thirrjet për dialog me Qeverinë dhe ka kërkuar që Serzh Sarkasian të japë dorëheqje nga posti i kryeministrit.

“Tani është vonë për dialog, por kjo nuk do të thotë se ne nuk jemi të gatshëm për të biseduar”, Pashinian tha para mijëra protestuesve në qendër të Jerevanit më 20 prill.

“Natyrisht ne jemi të gatshëm të bisedojmë për dorëheqjen e Serzh Sarkisian dhe për kushtet për këtë çështje”, tha tutje ai.

“Nëse Serzh Sarkisian jep dorëheqje sa më shpejt që të jetë e mundur, kjo do të ishte në të mirë të tij dhe të Republikës Armene”, u shpreh ai.

Këto komente të tij erdhën në ditën e tetë radhazi të protestave të organizuara në kryeqytetin armen, dhe në qytete të tjera, që po mbahen për të kundërshtuar zgjedhjen e ish-presidentit Sarkisian në postin e kryeministrit.

Protestuesit kundërshtojnë ndryshimin e sistemit politik të vendit, që i lejon Sarkisian të qëndrojë në pushtet edhe pas 10-vjetësh në postin e presidentit.

Më shumë se 180 persona janë arrestuar më 20 prill në Jerevan, ka njoftuar policia. Autoritetet janë munduar që të ndalojnë protestuesit të bllokojnë rrugët në qendër të kryeqytetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat