Dënim me vdekje për dhunuesit e fëmijëve

Azia

Dënim me vdekje për dhunuesit e fëmijëve

Më: 21 prill 2018 Në ora: 16:49
Pamje nga protesta në Indi

Kabineti qeveritar në Indi ka aprovuar futjen e dënimit me vdekje në kodin e saj penal, për dhunuesit e fëmijëve. Ky vendim vjen edhe pas përfshirjes së zyrtarëve të profilit të lartë në disa raste dhunimesh.

Ndryshimet në kodin penal do të zbatohen për të gjithë ata që janë të dënuar për dhunim të një fëmije nën moshën 12 vjeç, siç raporton BBC.

Javëve të fundit në Indi janë mbajtur disa protesta ndaj bandave kriminale si dhe pas rastit të përdhunimit të një vajze tetë vjeçare.

Qeveria në Indi është alarmuar për faktin se nuk ka bërë mjaftueshëm për të parandaluar rastet e dhunës seksuale, sidomos ato që përfshijnë edhe fëmijët.

Afër 19.000 raste të dhunimeve janë regjistruar në Indi vetëm në vitin 2016, ndërsa më shumë se 50 dhunime ndodhin çdo ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat