Vizitorët mbysin Kangurin me gurë - Bota Sot
Vizitorët mbysin Kangurin me gurë

Azia

E diel, 21 tetor 2018

Vizitorët mbysin Kangurin me gurë

Më: 21 prill 2018 Në ora: 17:21
Kanguri i mbytur

Disa vizitorë në një kopsht zoologjik në juglindje të Kinës papritmas kanë filluar të godasin kangurët në kopsht me gurë duke iu shkaktuar lëndime të rënda disa prej tyre, derisa një prej tyre nga plagët e marra ka ndërruar jetë.

Kanguri 12 vjeç i gjinisë femërore ka vdekur në kopshtin zoologjik në Fuzhou, kryeqytetin e provincës Fujian, para një muaji. Por lajmi për vdekjen e saj u bë publik vetëm këtë javë kur një gazetë lokale “The Haixia Metropolis News” ka përshkruar në një shkrim të saj tronditjen e mbikëqyrësve të kopshtit kur e kanë parë kangurin e shtrirë për toke me lëndime të marra nga vizitoret që e kishin gjuajtur atë me gurë në tentativë për ta bërë që të kërcejë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test