Ushtria afgane thotë se ka vrarë dhjetëra militantë

Azia

Ushtria afgane thotë se ka vrarë dhjetëra militantë

Më: 21 prill 2018 Në ora: 18:14
ilustrim

Dhjetëra talibanë dhe militantë të Shtetit Islamik (IS) janë vrarë në operacionet e forcave të sigurisë afgane në 24 orët e fundit, kanë njoftuar sot autoritetet.

Ministria e Mbrotjes, përmes një deklarate, ka njoftuar se 21 militantë talibanë, përfshirë edhe një komandant lokal, janë vrarë gjatë operacioneve në pjesë të ndryshme të vendit.

Komandanti loka, Mullah Jalal është vrarë në provincën veriore Faryab, thuhet në njoftim. Sipas ministrisë, 17 kryengritës po ashtu janë plagosur gjatë operacioneve ushtarake.

Ndërkaq, të paktën 27 militantë të IS-it janë vrarë në provincën lindore Nangarhar, ku grupi ekstremist ka nën kontroll disa terrirore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat