Rusia: Inspektorët kimikë kanë arritur në Duma

Azia

Rusia: Inspektorët kimikë kanë arritur në Duma

Më: 21 prill 2018 Në ora: 18:33
Duma

Ekspertët ndërkombëtar të agjencisë për monitorimin e armëve kimike, kanë arritur në vendin ku dyshohet se më 7 prill është kryer sulm kimik, në qytetin sirian Duma, ka njoftuar Ministria e Jashtme ruse.

Inspektorët e Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike kanë arritur në Duma, që gjendet në afërsi të kryeqytetit Damask, thuhet në njoftimin e ministrisë ruse.

“Siguria për ekspertët e Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike garantohet jo vetëm nga pala siriane, por edhe nga ushtria ruse në Siri”, thuhet tutje në deklaratë.

Inspektorët ndërkombëtarë janë në Siri që një javë, por nuk kanë mundur që të udhëtojnë drejt vendit, ku dyshohet se u krye sulmi kimik, që la të vdekur dhjetëra persona.

Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Britania fajësojë Qeverinë siriane për sulmin dhe në kundërpërgjigje, kanë kryer sulme ajrore në Siri.

Qeveria siriane dhe aleatja e saj Rusia, mohojnë se qëndrojnë prapa këtij sulmi.

Qyteti Duma, në kohën e sulmit, ishte nën kontrollin e grupeve rebele. Rebelët u larguan nga ky qytet, vetëm disa ditë pas sulmit të dyshuar kimik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat