70 të arrestuar gjatë protestave në Armeni

Azia

70 të arrestuar gjatë protestave në Armeni

Më: 21 prill 2018 Në ora: 19:08
Armeni

Autoritetet armene kanë arrestuar 70 qytetarë, duke përfshirë edhe dy të dyshuar për përgatitjen e bombave gjatë protestave kundër ish-presidentit dhe kryeministrit të zgjedhur Serzh Sargsyan.

Rreth 40000 demonstrues u mblodhën sot në kryeqytetin armen, Jerevan, për të kërkuar largimin e kryeministrit Sargsyan.

Protestat janë duke u mbajtur që nga zgjedhja e kryeministrit Sargsyan. Organizatat ndërkombëtare kanë bërë thirrje për respektim të lirisë qytetare për të protestuar në këtë vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat