Kabul: Shtatë të vrarë nga një sulm vetëvrasës

Azia

Kabul: Shtatë të vrarë nga një sulm vetëvrasës

Më: 22 prill 2018 Në ora: 10:40
Ilustrim

Autoritetet afgane thonë se shtatë persona janë vrarë pasi një sulmues vetëvrasës shpretheu eksplozivët jashtë një qendre për regjistrimin e votuesve në Kabul.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Wahid Majroh tha se se edhe 35 persona janë plagosur në sulmin e sotëm.

Deri më tash askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Sulmi ndodhi në një lagje të banuar me popullatë shiite, që ka qenë edhe në të kaluarën cak i sulmeve, për të cilat, përgjegjësinë e ka marrë grupi militant Shteti Islamik.

Më 14 prill, në Afganistan ka nisur regjistrimi i votuesve për zgjedhjet që pritet të mbahen në tetor.

Zyrtarët zgjedhorë kanë pranuar se siguria është një shqetësim i madh, teksa talibanët dhe grupet e tjera militante kanë nën kontroll territore në mbarë vendin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat