Abe shpreson që marrëdhëniet me Korenë V. të normalizohen

Azia

Abe shpreson që marrëdhëniet me Korenë V. të normalizohen

Më: 24 prill 2018 Në ora: 13:57
Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe

Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe thotë se suksesi i samiteve të ardhshme që Koreja e Veriut ka planifikuar të mbajë me Korenë e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara, gjithashtu mund të nënkuptojnë që Japonia dhe Koreja e Veriut mund të normalizojnë marrëdhëniet.

“Suksesi i dy samiteve nënkupton që çështja e programit dhe raketave bërthamore të Koresë së Veriut, si dhe çështja e japonezëve të rrëmbyer në Veri do të zgjidhen. Në këtë rast, Koreja e Veriut dhe Japonia do të jenë në gjendje që të lëvizin përpara dhe të normalizojnë marrëdhëniet”, citohet Abe të ketë thënë gjatë një bisede telefonike me presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in.

Abe gjithashtu i ka kërkuar presidentit jugkorean që ta ngrisë çështjen e të rrëmbyerve japonezë gjatë samitit me Korenë Veriore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat