Kryeministri irakian përballet me garë të ashpër pas procesit zgjedhor

Azia

Kryeministri irakian përballet me garë të ashpër pas procesit zgjedhor

Më: 14 maj 2018 Në ora: 09:41
Disa gra irakiane duke votuar, foto nga arkivi.

Rivalët shiitë të kryeministrit irakian, Haidar al-Abadi kanë fituar numër të madh të votave në zgjedhjet parlamentare të së shtunës, është bërë e ditur nga disa rezultate të pjesshme.

Nga votat e numëruara deri tash, blloku i udhëhequr nga kleriku Moqtada al-Sadr dhe një tjetër i drejtuar nga një lider i milicisë janë më afër fitores, kanë njoftuar zyrtarët e procesit zgjedhor.

Sipas tyre, aleanca e Abadit që aktualisht është në pushtet, tani gjendet në vendin e tretë.

Zgjedhjet e së shtunës kanë qenë të parat prej kur Iraku ka deklaruar fitore ndaj grupit militant, Shteti Islamik.

Rezultatet përfundimtare pritet të bëhen publike më vonë gjatë ditës së hënë.

Dalja në zgjedhje ka qenë më e vogël se herat tjera pasi vetëm 44.5 përqind i janë bashkuar procesit zgjedhor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat