Politikani akuzohet për vdekjen e gruas

Azia

Politikani akuzohet për vdekjen e gruas

Më: 15 maj 2018 Në ora: 10:01
Shashi Tharoor dhe Sunanda Pushkar

Deputeti dhe diplomati indian, Shashi Tharoor është akuzuar për nxitje të vetëvrasjes së gruas së tij, në vitin 2014.

Vdekja e pashpjeguar e Sunanda Pushkar fillimisht ishte trajtuar si vetëvrasje, mirëpo më vonë policia ka thënë se ajo është vrarë, pa treguar për të dyshuar.

Kurse tani autoritetet e kanë akuzuar politikanin për nxitje të vetëvrasjes dhe mizori.

Raportet e para pas vdekjes kanë sygjeruar se gruaja ka vdekur për shkak të mbidozës nga droga. Raporte të tjera tregojnë për “shenja misterioze të injeksioneve”, dhe “helimim”.

Çifti kishte qenë pre e vëmendjes së publikut para vdekjes së Pushkar, pasi disa mesazhe tregonin se deputeti kishte një lidhje jashtëmartesore me një gazetare nga Pakistani, raporton BBC.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat