Rebelët sirianë largohen nga një enklavë në Sirinë qendrore

Azia

Rebelët sirianë largohen nga një enklavë në Sirinë qendrore

Më: 16 maj 2018 Në ora: 12:39
Foto nga arkivi

Luftëtarët rebelë sirianë kanë nisur të tërhiqen nga enklava e fundit që kanë nën kontroll në Sirinë qendrore, ka raportuar sot televizioni shtetëror sirian.

Ata janë larguar nga një zonë që gjendet në mes të qytetit Hama dhe Homs, pasi forcat qeveritare e kanë rrethuar këtë territor.

Qeveria e presidentit sirian, Bashar al-Assad ka arritur marrëveshje evakuimi me rebelët nga disa zona kohët e fundit. Forcat qeveriare, pasi kanë rrethuar territorret e kontrolluara nga rebelët u kanë ofruar atyre që të dorëzohen dhe të largohen për në veri të vendit.

Grupet rebele në Siri vazhdojnë të kenë nën kontroll territore të mëdha në veriperëndim dhe jugperëndim të vendit.

Lufta civile në Siri ka nisur në mars të vitit 2011.

Rreth 400,000 njerëz janë vrarë dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat