ISIS largohet pa paralajmërim nga Damasku?

Azia

ISIS largohet pa paralajmërim nga Damasku?

Më: 20 maj 2018 Në ora: 22:52
Damask

Ekstremistët e Shtetit Islam u evakuuan nga enklava në rrethinat jugore të kryeqytetit sirian Damask, sipas aktivistëve të Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Britani të Madhe, ndërsa BBC shkruan se në televizionin shtetëror të Sirisë nuk është përmendur për kurrfarë evakuimi.

Sipas pohimeve të aktivistëve, në zonën më të gjerë të ish-kampit të refugjatëve palestinezë Jarmuk, nga i cili dje u evakuuan islamikët, hyri në fuqi armëpushimi pas bombardimeve të ashpra të kryera nga ushtria siriane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat