Qindra të sëmurë, 11 të vdekur nga helmimi me kërpudha

Azia

Qindra të sëmurë, 11 të vdekur nga helmimi me kërpudha

Më: 21 maj 2018 Në ora: 18:44
Ilsutrim

Mbi 800 njerëz janë helmuar pasi kanë ngrënë kërpudha të egra toksike në perëndim të Iranit.

Një zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë tha se, për pasojë, 11 veta kanë humbur jetën, raporton agjencia iraniane e lajmeve Tasnim.

Mbi 200 persona janë shtruar në spital, shtoi zyrtari, duke vënë në dukje se nuk ka trajtim efektiv për këtë lloj helmimi.

Sipas agjencisë Tasnim, kërpudhat në fjalë rriten të egra në rajonet malore të pjesës perëndimore të Iranit dhe duken shumë të ngjashme me ato të ushqyeshmet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat