Koreja Veriore “shkatërron’ tunelet e provave bërthamore

Azia

Koreja Veriore “shkatërron’ tunelet e provave bërthamore

Më: 24 maj 2018 Në ora: 13:28
Shkencëtarët besojnë se vendi ka eksploduar vetëm pjesërisht, pasi testi i shtatorit të vitit 2017 e ka bërë atë të papërdorshëm.

Në përpjekje për të zvogëluar tensionet, Koreja Veriore duket se ka shkatërruar tunelet e provave bërthamore.

Gazetarët e huaj kanë thënë se kanë dëshmuar një eksplodim të madh.  Koreja Veriore ka ofruar që ta shkatërrojë këtë vend në fillim të këtij viti- si pjesë e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Korenë Jugore dhe SHBA-në, përcjell KosovaPress.

Mirëpo, shkencëtarët besojnë se vendi ka eksploduar vetëm pjesërisht, pasi testi i shtatorit të vitit 2017 e ka bërë atë të papërdorshëm.

Hetuesit e pavarur nuk u lejuan që të merrnin pjesë në çmontimin në malin verilindor të vendit.

“Ne u ngjitëm në mal dhe shikuam shkatërrimin nga 500 metra largësi”, ka thënë gazetari i Sky News i ftuar në këtë rast.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat