Irani arreston 27 terroristë të dyshuar

Azia

Irani arreston 27 terroristë të dyshuar

Më: 12 qershor 2018 Në ora: 10:18
Teheran, Iran

Ministria e Inteligjencës e Iranit tha se ka arrestuar 27 anëtarë të një "rrjeti terrorist" nën dyshimet se kanë planifikuar sulme gjatë Muajit të Ramazanit.

"Grupi ka bërë komplot për të kryer operacione terroriste në Teheran dhe disa qytete të tjera", tha përmes një deklarate Ministria e Inteligjencës.

Sipas saj, grupi ka kërcënuar kombin e nderuar të Iranit me "hakmarrje dhe vrasje".

Ministria e Inteligjencës tha se ka konfiskuar edhe një numër të madh të armëve dhe municionit.

Irani është një objektiv kyç për xhihadistët sunitë, të cilët e shohin shumicën e tij shiite si të pafe.

Irani gjithashtu ka luftuar drejtpërdrejt me grupin militant Shteti Islamik dhe Al-Kaidën në Irak dhe Siri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat