3 të vdekur dhe 200 të lënduar nga tërmeti në Japoni

Azia

3 të vdekur dhe 200 të lënduar nga tërmeti në Japoni

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 07:41
Termeti

(E plotësuar) - Një tërmet i fortë në Osaka të Japonisë, ka lënë të vdekur së paku tre persona, duke përfshirë një fëmijë, dhe më shumë se 200 të lënduar.

Për shkak të tërmetit me magnitudë 6.1, aeroportet në zonë ishin mbyllur për disa orë, linjat e trenit u ndërprenë, dhe fabrikat u detyruan që të ndalin prodhimin, raporton BBC.

Japonia kryesisht është vend ku ndodhin tërmete të shpeshta, dhe me magnituda mjaft të larta. Tërmeti po ashtu ka prekur edhe disa pjesë tjera të vendit si Kyoto, Hyogo dhe Shiga. 

Image

***

Tre vetë janë raportuar të vdekur kur një tërmet i fortë goditi qytetin japonez të Osakës.

Tërmeti magnitudë 6.1 ballë goditi qytetin gjatë orëve të pikut të mëngjesit – duke e çuar të gjithë jetën qytetare në izolim.

Japonia është vendi më i prekur prej tërmeteve.

Image

Për të parë pamje KLIKO KETU.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat