Kamerat e sigurisë filmojnë momentin rrëqethës kur tërmeti në Japoni dridh gjithçka

Azia

Kamerat e sigurisë filmojnë momentin rrëqethës kur tërmeti në Japoni dridh gjithçka

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 07:52
Pamje nga video

Raportohet se numri i viktimave të tërmetit në Osaka të Japonisë është rritur në 3, kurse i të plagosurve në mbi 200.

Tërmeti i fuqishëm goditi në orët e para të mëngjesit të sotëm Japoninë, kurse rreth 170 mijë banorë kanë mbetur pa energji elektrike, derisa trafiku hekurudhor dhe ajror është ndalur përkohësisht

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentet dramatike kur gjithçka dridhej nga tërmeti i fuqishëm, madje shtyllat elektrike në një rrugë dukeshin sikur janë nga goma, pasi luhateshin majtas-djathtas.

Kryeministri japonez Shinzo Abe i është drejtuar qytetarëve menjëherë pas tërmetit, duke ua bërë më dije se do të bëjë gjithçka që t’iu sigurojë strehim personave që kanë mbetur pa shtëpi.

Tërmeti prej 6.1 ballë Rihter është regjistruar në thellësi prej 15.4 kilometra, kurse është ndjerë më së shumti në qytetin e Osakës.
Japonia shpesh herë preket nga tërmetet dhe shpërthimi i vullkaneve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat