Gjenden bimë kanabisi në oborrin e parlamentit të Japonisë

Azia

Gjenden bimë kanabisi në oborrin e parlamentit të Japonisë

Më: 22 qershor 2018 Në ora: 17:15
Foto ilustrim

Bimë kanabisi janë gjetur duke u rritur në oborrin e parlamentit japonez në Tokio.

Japonia ka ligjin e rreptë kundër drogave dhe posedimit të tyre që mund të ketë dënim me burgim deri në pesë vjet.

Katër bimë kanabisi janë nxjerrë pasi janë zbuluar nga një vizitor. BBC raporton se ende nuk është e qartë se si kanë mbirë.

Një zyrtar i parlamentit ka thënë se farat e kanabisit ka mundur t’i sjellë era ose ndonjë shpend.

Do të ketë edhe një vizitë të zyrtarëve kundër drogës për t’u siguruar se bimët nuk do të dalin më.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat