Kazakistan: Policia arreston dhjetëra persona

Azia

Kazakistan: Policia arreston dhjetëra persona

Më: 23 qershor 2018 Në ora: 14:58
Kazakistan

Dhjetëra persona janë arrestuar në qytetet në mbarë Kazakistanin në lidhje me protestën e thirrur nga lëvizja opozitare Zgjedhja Demokratike e Kazakistanit (DVK).

Policia ka vendosur barrikada në qytetin më të madh në vend, Almati, rreth vendit ku është thirrur protesta dhe po kontrollon dhe po merr në pyetje personat që po tentojnë të hyjnë në këtë zonë.

Korrespondeti i shërbimit kazak të Radios Evropa e Lirë, Andrei Sviridov është arrestuar në Almaty, pasi i ka treguar kartën e tij të identitetit policisë.

Policia ka arrestuar njerëz edhe në kryeqytetin Astana, ku pritet të mbahet tubim. Një përfaqësues i Zyrës së Prokurorit u ka thënë njerëzve që të largohen nga zona, pasi Qeveria nuk ka miratuar kërkesën për tubim.

Raportohet se qytetarët janë arrestuar edhe në qytetet tjera kazake, përfshirë Uralsk.

Protesta është thirrur për t’I bërë presion Qeverisë që të garantojë arsim falas për të gjithë qytetarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat