Iraku kryen sulme ajrore ndaj IS-it në Siri

Azia

Iraku kryen sulme ajrore ndaj IS-it në Siri

Më: 23 qershor 2018 Në ora: 15:39
Avion luftarak i Irakut, i tipit F-16. Foto nga arkivi

Iraku ka kryer sulme ajrore në tri shtëpi në qytetin sirian Hajin, ku liderët e grupit militant, Shteti Islamik ishin duke zhvilluar një takim.

Nga këto sulme, sipas ushtrisë irakiane janë vrarë 45 pjesëtarë të grupit militant, transmeton Reuters.

“Avionët irakianë F-16 kanë kryer me sukses sulme ajrore që kanë pasur për cak liderët e IS-it, që ishin duke u takuar në Hajin, në territorin sirian. Operacioni ka rezultuar me shkatërrimin e plotë të caqeve dhe vrasjen e rreth 45 terroristëve”, thuhet në deklaratën e ushtrisë.

Avionët irakianë goditën tre shtëpi. Ushtria irakiane tha se në vesin e të vrarëve është edhe “zëvendësministri i luftës dhe një nga emirët e mediave, një njeri i afërt i liderit të IS-it Abu Bakr al-Baghdadi dhe shefi i policisë së tij”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat