Dhjetëra të plagosur nga një sulm me bombë në Irak

Azia

Dhjetëra të plagosur nga një sulm me bombë në Irak

Më: 1 korrik 2018 Në ora: 12:29
Irak

Një sulm vetëvrasës me bombë ka pasur për cak një depo ku ruhen kutitë e votimit në Irak, të zgjedhjeve parlamentare të muajit maj. Nga ky sulm janë plagosur të paktën 19 persona, kanë njoftuar zyrtarët.

Zyrtarët e sigurisë kanë thënë se një sulmues vetëvrasës, ka afruar makinën e tij pran portës kryesore dhe ka shpërthyer eksplozivët e tij në qytetin Kirkuk, vetëm disa ditë para rinumërimit të votave të zgjedhjeve parlamentare.

Ndërtesa ku ishin të vendosura kutitë e votimit ka pësuar dëme nga shpërthimi, por kutitë e votimit nuk janë dëmtuar, ka thënë guvernatori i Kirkukut, Rakan al-Juburi.

Në mesin e të plagosurve, sipas policisë, ka pjesëtarë të njësismit anti-terror dhe civilë. Disa media po ashtu kanë raportuar se nga shpërthimi është vrarë një person.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat