Afganistan: Të paktën 15 të vrarë nga një sulm vetëvrasës - Bota Sot
Afganistan: Të paktën 15 të vrarë nga një sulm vetëvrasës

Azia

E hënë, 16 korrik 2018

Afganistan: Të paktën 15 të vrarë nga një sulm vetëvrasës

Më: 1 korrik 2018 Në ora: 17:09
Ilustrim

Zyrtarët afganë thonë se një sulm vetëvrasës, që ka pasur për cak grupet hinduse dhe sikh, ka lënë të vrarë të paktën 15 persona dhe janë plagosur rreth 20 të tjerë. Sulmi ka ndodhur në provincën lindore Nangarhar.

Shefi i policisë rajonale, Ghulam Sanayee Stanekzai ka njoftuar se sulmi ka ndodhur në kohën kur një grup njerëzish ishin nisur drejt kryeqytetit Jalalabad.

Ky grup hindusësh dhe sikh, ishin ftuar që të takoheshin me presidentin Ashraf Ghani.

Askush deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, por talibanët dhe militantët e Shtetit Islamik janë mjaft aktivë në këtë zonë.

Minoriteti hindu dhe ai i sikëve për dekada me radhë janë përballur me diskriminim në Afganistan. Në të kaluarën, ata kanë qenë cak i sulmeve të ekstremistëve islamikë.

Ky komunitet sot numëron rreth një mijë pjesëtarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test