Izraeli akuzoi sot grupin terrorist Hamas se ka sulmuar telefonat e ushtarëve izraelitë duke përdorur dy aplikacione të rreme për ndjekjen e rezultateve në Kupën Botërore në Rusi.
Tre aplikacione Android, të cilat tashmë janë hequr nga dyqani i Google Play Store, janë projektuar për të vjedhur të dhënat, dhe për të ndezur mikrofonin dhe kamerën në telefonat e ushtarëve izraelitë për t’i spiunuar, thanë dy zyrtarë ushtarakë izraelitë, transmeton Reuters.