Malajzi, ish-kryeministri përballet me drejtësinë për korrupsion - Bota Sot
Malajzi, ish-kryeministri përballet me drejtësinë për korrupsion

Azia

E hënë, 16 korrik 2018

Malajzi, ish-kryeministri përballet me drejtësinë për korrupsion

Më: 4 korrik 2018 Në ora: 09:19
Najib Razak

Ish-kryeministri malajzian, Najib Razak u padit për korrupsion, një pikiatë dramatike brenda dy muajsh nga koha kur drejtonte vendin.

Ai përballet me akuza për shkelje besimi dhe abuzim pushteti. Najib u vetëdeklarua i pafajshëm në gjyq dhe është lënë në liri me kusht, ndërsa zhvillohet procesi.

Prej vitesh, Najib akuzohej se vodhi 700 milionë dollarë nga fondi i zhvillimit shtetëror “1MDB”, të cilin ai e krijoi vet. Ndërsa ishte në pushtet, Najib Razak dhe insitucionet mundën që t’i shmangin akuzat formale, por dy muaj më parë, ish-kryeministri humbi zgjedhjet dhe tashmë po përballet me drejtësinë.

Në fakt, akuzat për korrupsion luajtën një rol shumë serioz në humbjen e tij në zgjedhje. Najib u arrestua të martën nga Zyra Antikorrupsion dhe e kaloi natën në burg.

Megjithëse ai vet i ka mohuar gjithnjë akuzat, mediet shkruajnë se janë disa vende në botë që po hetojnë dyshimet për të, diçka që bindi autoritetet në Malajzi të marrin masa.

Gjatë javëve të fundit, policia ka kryer kontrolle në disa prona që kanë lidhje me ish-kryeministrin dhe kanë gjetur 273 milionë dollarë në mallra luksi apo para të thata, diçka që nuk lehtëson aspak situatën e Najib Razak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test