Rohani: Askush nuk përfiton nga tërheqja prej marrëveshjes bërthamore - Bota Sot
Rohani: Askush nuk përfiton nga tërheqja prej marrëveshjes bërthamore

Azia

E diel, 18 nëntor 2018

Rohani: Askush nuk përfiton nga tërheqja prej marrëveshjes bërthamore

Më: 4 korrik 2018 Në ora: 17:07
Presidenti i Iranit, Hassan Rohani.

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, përsëriti se Teherani do të vazhdojë të respektojë marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, për aq kohë sa interesat e saj garantohen edhe nga nënshkruesit e tjerë.

Duke folur në Vjenë, pas takimit me homologun austriak, Alexander Van der Bellen, Rohani tha se tërheqja e Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja, dy muaj më parë, ka qenë "e paligjshme".

"As SHBA-ja, as edhe një vend tjetër nuk do të përfitojë nga vendimi për tërheqje nga marrëveshja", tha Rohani.

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka tërhequr SHBA-në nga marrëveshja në muajin maj dhe ka rikthyer sanksionet kundër Iranit.

Me këtë marrëveshje, Irani e ka frenuar aktivitetin bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

Më 6 korrik, ministrat e Jashtëm të Iranit dhe pesë vendeve të tjera nënshkruese të marrëveshjes: Britanisë, Francës, Rusisë, Kinës dhe Gjermanisë, do të takohen në Vjenë për të diskutuar mënyrat për ruajtjen e traktatit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test