Kina me plan trevjeçar për luftimin e ndotjes së ajrit

Azia

Kina me plan trevjeçar për luftimin e ndotjes së ajrit

Më: 4 korrik 2018 Në ora: 23:55
Foto ilustrim

Qeveria kineze ka publikuar një plan veprimi trevjeçar për kontrollin e ndotjes së ajrit, duke përcaktuar afate kohore dhe një udhërrëfyes për përmirësimin e cilësisë së ajrit.

Plani vendos marrjen e masave ekonomike, ligjore, teknologjike dhe administrative për të fituar betejën për “qiellin blu”.

Sipas autoriteteve, deri në vitin 2020, lëshimi i dioksidit të squfurit dhe i oksidit të azotit do të ulet më shumë se 15% krahasuar me nivelin e vitit 2015.

Në të njëjtën kohë, dendësia e grimcave ultra të imta, një tregues kyç i ndotjes së ajrit, pritet të bjerë më shumë se 18% krahasuar me vitin 2015.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat