Qendra bamirëse e Nënës Terezë në Indi "ka shitur fëmijë" - Bota Sot
Qendra bamirëse e Nënës Terezë në Indi "ka shitur fëmijë"

Azia

E enjte, 20 shtator 2018

Qendra bamirëse e Nënës Terezë në Indi "ka shitur fëmijë"

Më: 5 korrik 2018 Në ora: 20:17
Foto ilustrim

Një grua që ka punuar për Misionarët e Bamirësisë së Nënës Terezë në qytetin indian, Jharkhand, është arrestuar pas dyshimeve se ka shitur një foshnje 14 ditëshe.

Dy gra tjera të kësaj qendre janë ndaluar edhe janë duke u marrë në pyetje edhe për raste tjera që kanë mundur të ndodhin.

Policia ka vepruar pasi Komiteti për Mirëqenie të Fëmijëve në Indi ka bërë ankesë.

“Ne kemi gjetur se disa foshnja janë shitur ilegalisht nga qendra”, ka thënë një zyrtar policor për BBC-në.

“Ne kemi identifikuar emrat e nënave të këtyre fëmijëve dhe jemi duke hetuar ende”, ka thënë ai.

Laureatja e Çmimit Nobel, Nënë Tereza ka vdekur më 1997, mirëpo ka themeluar Misionarët e Bamirësisë më 1970, derisa në qendra të tilla shërbejnë më shumë se 3,000 murgesha në gjithë botën./REL

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test