49 të vdekur nga rrëshqitjet e dheut në Japoni - Bota Sot
49 të vdekur nga rrëshqitjet e dheut në Japoni

Azia

E enjte, 15 nëntor 2018

49 të vdekur nga rrëshqitjet e dheut në Japoni

Më: 7 korrik 2018 Në ora: 22:04
Japoni

Të paktën 49 persona u vranë dhe më tepër se 47 të tjerë figurojnë të zhdukur në Japoninë jugperëdnimore, për shkak të rrëshqitjeve të dheut, nga shirat e rrëmbyer. Sipas shërbimit publik japonez të transmetimeve, më tepër se 1.6 milionë njerëz u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre.

Agjencia e Menazhimit të Fatkeqësive natyrore të Japonisë tha se 3,1 milionë banorë të tjerë u këshilluan të evakuoheshin.

Ndërsa shirat e rrëmbyer vazhdonin në Japoninë qendrore dhe perëndimore, Agjencia Metereologjike japoneze i paralajmëroi banorët për shira “historike”, shkarje dheu dhe rritje të nivelit të lumenjve në disa pjesë të ishullit Honshu.

Shërbimi i motit tha se në qytetin Motojama, në ishullin Shikoku, ranë më tepër se 58 centimetra shi, brenda një periudhe 24-orëshe.

Rreth 48,000 zjarrfikës dhe forca policore u aktivizuan si përgjigje ndaj situatës së emergjencës.

Ministri i Mbrojtjes Itsunori Onodera tha se 21,000 trupa të tjera janë në gjendje gatishmërie.

Ndërsa banorët kërkonin strehim nga rrëshqitja e dheut, prodhuesit gjigandë të automobilëve, Mitsubishi dhe Mazda i ndaluan operacionet në disa uzina, ngaqë vërshimet shkatërruan rrugët e furnizimit dhe rrezikuan sigurinë e punëtorëve.

Të shtunën në mbrëmje, jugu i kryeqytetit Tokio u godit nga një tërmet me forcë 5,9 ballësh, që tronditi ndërtesat e qytetit. Nuk ka patur njoftime për dëme, apo të plagosur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test