Nis faza e re e operacionit të shpëtimit në një shpellë në Tajlandë - Bota Sot
Nis faza e re e operacionit të shpëtimit në një shpellë në Tajlandë

Azia

E martë, 13 nëntor 2018

Nis faza e re e operacionit të shpëtimit në një shpellë në Tajlandë

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 10:04
Pamje nga operacioni i shpëtimit në një shpellë në Tajlandë, foto nga arkivi.

Më 9 korrik ka nisur faza e dytë e operacionit të shpëtimit në një shpellë në Tajlandë.

Zhytësit ndërkombëtarë kanë shpëtuar më 8 korrik katër nga 12 djemtë të cilët së bashku me trajnerin e tyre të futbollit janë bllokuar në një shpellë në veri të Tajlandës, për më shumë se dy javë.

Guvernatori i provincës, Narongsak Osotthanakorn, ka thënë se tre nga personat e shpëtuar janë dërguar në spital me helikopter derisa i katërti me ambulancë.

Djemtë e moshës nga 11 deri në 16 vjeçare dhe trajneri i tyre ishin duke shikuar shpellën më 23 qershor kur janë bllokuar nga një shi i rrëmbyeshëm.

Ende nuk është bërë publik ndonjë informacion rreth identitetit të personave të shpëtuar, mirëpo sipas disa raportimeve, trajneri mund të ketë qenë në mesin e personave të shpëtuar.

Ministri i Brendshëm i Tajlandës, Anupong Paojinda, ka thënë që personat e shpëtuar janë të fortë dhe të sigurt, mirëpo duhet të kryejnë kontrolle mjekësore.

Paojinda ka thënë se zhytësit e njëjtë do të marrin pjesë edhe në operacionin e radhës, pasi ata janë më të familjarizuar me kushtet e shpellës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test