Palestinezët do të vazhdojnë të paguajnë sulmuesit e burgosur nga Izraeli

Azia

Palestinezët do të vazhdojnë të paguajnë sulmuesit e burgosur nga Izraeli

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 10:18
Lideri i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, foto nga arkivi.

Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, ka thënë se qeveria e tij do të vazhdojë të paguajë sulmuesit palestinezë të burgosur nga Izraeli dhe familjet e tyre, pavarësisht ligjit të ri izraelit, i cili synon ta ndëshkojë këtë politikë.

“Nuk do të lejojmë askënd të ndërhyjë në paratë që u dërgojmë familjeve të të burgosurve dhe martirëve, pavarësisht se kjo kundërshtohet nga Izraeli”, ka thënë Abbas në një takim të liderëve të partisë Fatah më 8 korrik.

“Ne do të vazhdojmë të pagujmë për ata”, ka thënë ai.

Ky Autoritetet do të vazhdojë të ndajë bursa për familjet e atyre që janë vrarë nga forcat izraelite, si pjesë e politikave të kësaj udhëheqësie.

Izraeli ka kërkuar që ky Autoritet të ndalojë pagesat për sulmuesit dhe familjet e tyre, duke thënë se ky hap inkurajon palestinezët të kryjnë sulme kundër izraelitëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat