Pompeo arri në vizitë të paparalajmëruar në Afganistan - Bota Sot
Pompeo arri në vizitë të paparalajmëruar në Afganistan

Azia

E hënë, 16 korrik 2018

Pompeo arri në vizitë të paparalajmëruar në Afganistan

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 14:08
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, arriti në Kabul, për një vizitë të paparalajmëruar më herët.

Një zyrtar i Qeverisë afgane e konfirmoi lajmin për Radion Evropa e Lirë.

Kjo është vizita e parë Pompeos në Afganistan prejse ka marrë pozitën.

Ai do të takojë presidentin e Afganistanit, Ashraf Ghani, ndërsa do të mbajë edhe një konferencë për media.

Rreth 14,000 trupa amerikane ndodhen aktualisht në Afganistan, në kuadër të një misioni që udhëhiqet nga NATO-ja.

Ata kryesisht janë të angazhuar në operacione antiterroriste, që kanë në shënjestër militantët e grupit Shtetit Islamik dhe të Al Kaidës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test