Rrugëtimi i vështirë në shpellë, si do të nxirren fëmijët e mbetur - Bota Sot
Rrugëtimi i vështirë në shpellë, si do të nxirren fëmijët e mbetur

Azia

E martë, 17 korrik 2018

Rrugëtimi i vështirë në shpellë, si do të nxirren fëmijët e mbetur

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 14:36
Tajlandë

Ka dalë nga shpella edhe djaloshi i parë i grupit të dytë të operacioneve të shpëtimit që rifilluan të hënën në Tajlandë.

Djali i pestë është nxjerrë nga skuadra e zhytësve që një ditë më parë, kishte mundur të shpëtonte katër shokë të tij, lajmin për fëmijën e pestë të shpëtuar, e ka dhënë CNN dhe disa media të tjera, që i referohen një dëshmitari mes skuadrave të shpëtimit.

Kompleksi ku 12 djemtë dhe trajneri i tyre janë bllokuar, është një sistem gjarpërues shpellash që paraqesin një seri problemesh për skuadrat e shpëtimit. Në disa pika, shpella kap një lartësi prej 10 metrash, pjesë të tjera janë shumë të ngushta dhe të mbushura me ujë. Vdekja e një ish zhytësi të marinës tajlandeze, me eksperiencë, ndërsa përpiqej të ndihmonte, nxori në pah më së miri rreziqet e misionit.

Fillimisht, zhytësit donin ta mbanin grupin në shpellë deri në fund të sezonit të shirave, çka mund të merrte muaj të tërë. Por, shirat e rrëmbyeshëm që priten në ditët dhe javët e ardhshme, mund të ngrenë nivelin e ujit ndaj edhe u vendos nisja e operacionit të shpëtimit, menjëherë. Zhytësit, me pajisje të posaçme, kanë arritur deri tek grupi, dhe djemtë do të nxirren një e nga një.

Dy zhytës, do të shoqërojnë çdo djalë, dhe do ti udhëheqin në errësirë, duke përdorur litarë. Në pjesët më të ngushta, zhytësit duhet të heqin bombolat e tyre dhe të tërheqin djemtë. Opsioni i zhytjes konsiderohet ekstremisht i rrezikshëm, por ekspertët britanikë thonë se prioritet është nxjerrja e djemve para se shirat të sjellin më shumë përmbytje dhe mbeturina në rrjetin e shpellave.

Djemtë do të kalojnë nga 10 deri në 15 minuta nën ujë, rast pas rasti, në varësi të faktit se sa janë përmbytur kalimet. Por, dalja, do të kërkojë kohë për faktin sepse përveç zhytjes, bëhet fjalë edhe për ecje në terren të vështirë, ngjitje etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test