Tajlanda në festë, qytetarët në ekzaltim pas daljes nga shpella të djemve dhe trajnerit të tyre - Bota Sot
Tajlanda në festë, qytetarët në ekzaltim pas daljes nga shpella të djemve dhe trajnerit të tyre

Azia

E martë, 18 shtator 2018

Tajlanda në festë, qytetarët në ekzaltim pas daljes nga shpella të djemve dhe trajnerit të tyre

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 20:46
Autoritetet kishin menduar në fillim të shponin malin ose të prisnin edhe tre muaj derisa shirat të pushonin, që ata të dilnin jashtë, pasi në fillim gjithçka dukej e pamundur.

E gjithë Tajlanda është në festë pas lajmit të mrekullueshëm që 12 futbollistët e rinj dhe trajneri I tyre kanë dalë nga shpella ku ishin bllokuar për më shumë se dy javë, duke mahnitur botën me misioni e mundimshëm të shpëtimit.

Autoritetet kishin menduar në fillim të shponin malin ose të prisnin edhe tre muaj derisa shirat të pushonin, që ata të dilnin jashtë, pasi në fillim gjithçka dukej e pamundur.

Në fund grupi i ekspertëve të shpëtimit nga e gjithë bota në drejtimin e Navy Seals morën vendimin e vështirë ti nxirrnin nga tuneli duke notuar.

Njoftimin për përfundimin e operacionit e dha shefi dhe guvernatori Narongsak Osottanakorn i cili ka vlerësuar dhe falenderuar grupin ndërkombëtar që arriti me sukses këtë operacion shumë të vështirë.

Katër djemtë dhe trajneri I tyre lanë sot shpellën Tham Luang ku kanë qëndruar të bllokuar për rreth 18 ditë, pas tre ditëve nga nisja e operacionit.

Banorët në Chiang Rai, qyteti më i afërt me shpellat, dolën në rrugë për të festuar, me shoferët që i binin borive dhe këmbësorët që vallëzonin jashtë spitalit ku ishin shtruar lojtarët.

’Kjo është një ngjarje e rëndësishme në jetën time, është diçka që unë do ta kujtoj gjithmonë’ tha Rachapol Ngamgrabuan, një zyrtar i shtypit dukshëm e emocionuar.

“Kishte raste kur qava,” shtoi ai. ‘I lumtur. Shumë i lumtur që shoh të gjithë tajlandezët që festojnë’.

Image
Image
Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test