Kryeministri japonez viziton zonën e goditur nga vërshimet - Bota Sot
Kryeministri japonez viziton zonën e goditur nga vërshimet

Azia

Kryeministri japonez viziton zonën e goditur nga vërshimet

Më: 11 korrik 2018 Në ora: 08:32
Pamje pas vërshimeve në Japoni.

Kryeministri japonez, Shinzo Abe ka vizituar zonën e goditur nga reshjet e mëdha në perëndim të Japonisë, pasi vërshimet kanë lënë të vdekur të paktën 176 persona javën e kaluar.

Zyrtarët kanë thënë më 11 korrik se Abe do të vizitojë edhe një qendër të evakuimit në qytetin Kurashiki më vonë gjatë ditës.

Më shumë se 40 persona kanë vdekur në Kurashiki, si pasojë e vërshimeve të mëdha pas daljes së lumit nga shtrati i tij.

Javën e kaluar janë shënuar shifra rekorde të nivelit të shiut në zonën afër Hiroshimas, të cilat kanë shkaktuar dëmtime të ndërtesave dhe rrëshqitje të dheut.

Më shumë se 10,000 persona gjenden nëpër strehimore në zonën qendrore dhe atë perëndimore të Japonisë, kanë njoftuar zyrtarët.

Pas ndaljes së shiut ka nisur vapa e madhe, e cila mund të shkaktojë probleme për personat që kanë mbetur pa shtëpi, pa energji elektrike apo ujë të pijshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test