“Djemtë e shpellës” ia dolën, shefi i marinsave: Ëndrra u bë realitet - Bota Sot
“Djemtë e shpellës” ia dolën, shefi i marinsave: Ëndrra u bë realitet

Azia

E mërkurë, 26 shtator 2018

“Djemtë e shpellës” ia dolën, shefi i marinsave: Ëndrra u bë realitet

Më: 11 korrik 2018 Në ora: 11:12
Tajlandë

“Ëndrra është bërë realitet”, kështu u shpreh shefi i marinsave tajlandezë, pas shpëtimit të suksesshëm të 12 djemve dhe trajnerit të tyre nga shpella Tham Luang.

“Ne kishim pak shpresa se ata mund të ishin ende gjallë, por nuk u dorëzuam tha admirali Arpakorn Jukongkaew.

“Nuk kemi të sigurt nëse kjo ishte një mrekulli, shkencë apo diçka tjetër. Por të gjithë djemtë tani janë jashtë shpellës dhe kjo është më e rëndësishmja”, shkruhej në faqen e “Facebook”-ut të marinsave tajlandezë.

Grupi, u bllokua në shpellë nga rritja e nivelit të ujit dhe u shpëtua me një operacion dramatik që tërhoqi vëmendjen e të gjithë botës. Operacioni i vështirë, tre ditor i shpëtimit, bëri që katër nga djemtë të nxirreshin nga shpella të dielën, katër të hënën, dhe katër të tjerët bashkë me trajnerin e tyre, të martën.

Ata i mbijetuan nëntokës duke pirë ujin që binte nga muret e shpellës, thanë zyrtarët të mërkurën. Të 13 të shpëtuarit janë në spital në qytetin Chiang Rai, dhe kanë marrë ndihmë mjekësore dhe psikologjike, por po e marrin veten shpejt – thanë mjekët.

Të gjithë ata kanë humbur peshë dhe do të qëndrojnë në spital për të paktën një javë tjetër. Grupi i parë i të shpëtuarve, sipas tyre, ka filluar tani të ushqehet normalisht, ndërsa grupi i dytë do të nisë të bëjë të njëjtën gjë gjatë ditës. Grupi i tretë i evakuuar ndërkohë, po vazhdon ti nënshtrohet kontrolleve mjekësore. Mjekët konfirmuan ndërkohë se nuk ka raste të infeksioneve serioze. Djemtë tani kanë marrë oferta joshëse për vizita nga klube ndërkombëtare futbolli, përfshirë Manchester United dhe Benfikën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test