Të paktën dy persona të vdekur pas sulmit në një ndërtesë qeveritare në Afganistan - Bota Sot
Të paktën dy persona të vdekur pas sulmit në një ndërtesë qeveritare në Afganistan

Azia

E hënë, 16 korrik 2018

Të paktën dy persona të vdekur pas sulmit në një ndërtesë qeveritare në Afganistan

Më: 11 korrik 2018 Në ora: 11:35
Pamje të sulmit në Jalalabad më 10 korrik.

Zyrtarët afganë kanë thënë se të paktën dy persona janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur pas sulmit militant në një ndërtesë qeveritare në lindje të provincës lindore, Nangarhar.

Militantët kanë sulmuar ndërtesën e një institucioni edukativ në lindje të qytetit Jalalabad më 11 korrik, duke nxitur betejë të shtënash me forcat e sigurisë.

Zëdhënësi i provincës, Attaullah Khugyani, ka thënë se forcat qeveritare kanë tentuar të largojnë militantët nga ndërtesa dhe të shpëtojnë punëtorët.

Ende nuk është bërë e qartë sa sulmues apo punëtorë kanë qenë brenda.

Khugyani ka njoftuar se kanë ndodhur të paktën dy shpërthime në skenën e sulmit.

Ende askush nuk ka marrë përgjegjësi për sulmin, që përbën rastin e tretë në dy javët e fundit në këtë qytet.

Talibanët dhe grupi ekstremist, Shteti Islamik kanë kryer një varg sulmesh në provincën Nangarhar.

Më 10 korrik një sulm me bombë vetëvrasëse në një zonë të sigurisë në Jalalabad ka lënë të vdekur të paktën 12 persona.

Grupi militant, Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test