Rrëshqitje vdekjeprurëse të tokës në Afganistan - Bota Sot
Rrëshqitje vdekjeprurëse të tokës në Afganistan

Azia

E mërkurë, 14 nëntor 2018

Rrëshqitje vdekjeprurëse të tokës në Afganistan

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 11:44
Panjshir, Afganistan - foto arkivi

Rrëshqitjet e tokës lanë të vrarë dhjetë njerëz në verilindje të Afganistanit dhe shkatërruan rreth 300 shtëpi.

Helikopterë dhe ekipe shpëtimi shkuan në provincën Panjshir, ku ndodhi katastrofa.

Omar Mohammadi, zëdhënës i Autoritetit Kombëtar për Menaxhimin e Fatkeqësive, tha se ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar njerëz të bllokuar nën rrënoja, në qarkun Khinj.

Panjshiri, i cili ndodhet rreth 140 kilometra në veri të Kabulit, është zonë turistike dhe njihet për majat me borë.

Afganistani verior vuan rregullisht nga rrëshqitjet e tokës kur bora shkrihet në pranverë, por shpyllëzimi në disa zona ka rritur frekuencën e tyre.

Presidenti afgan, Ashraf Ghani, i cili ndodhet në Bruksel për samitin e NATO-s, urdhëroi autoritetet që t'iu ofrojnë viktimave ndihmën e nevojshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test