OKB: Numri i civilëve të vrarë afganë shënon rekord

Azia

OKB: Numri i civilëve të vrarë afganë shënon rekord

Më: 15 korrik 2018 Në ora: 13:48
Kabul, 9 mars, 2018.

Kombet e Bashkuara thonë se numri i civilëve të vrarë në Afganistan ka shënuar një rekord në pjesën e parë të vitit, pavarësisht se muajin e kaluar ka pasur një armëpushim në mes të Qeverisë dhe militantëve.

Numri i vdekjeve është rritur për 1 përqind në 1692 viktima, ndonëse përqindja e personave që janë lënduar nga Afganistan, sipas OKB-së, ka rënë për 5 për qind.

OKB thotë se numri i viktimave civile për gjashtë muaj, është më i larti që prej se mbledhja e të dhënave për vdekjet e civilëve ka nisur më 2009.

Sipas Kombeve të Bashkuara, përleshjet e armatosura në mes të forcave të sigurisë dhe miltantëve, sulmet me bomba përgjatë rrugës, sulmet militante dhe sulmet vetëvrasëse, që kryhen nga militantët e Shtetit Islamik dhe talibanët, janë potencuar si shkaktarët kryesor për numrin e lartë të viktimave në Afganistan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat