Irani përgatitet për ta pasuruar uraniumin

Azia

Irani përgatitet për ta pasuruar uraniumin

Më: 17 korrik 2018 Në ora: 19:32
Ilustrim

Teherani po bëhet gati për të çuar aktivitetet e tij për pasurimin e uraniumit në një nivel më të lartë, nëse negociatat me evropianët për shpëtimin e marrëveshjes për bërthamoren iraniane dështojnë, u shpreh sot një zyrtar i lartë iranian.

“Ne po marrim masat për të përgatitur terrenin, në fund të fundit, për një rritje të nivelit tonë të pasurimit të uraniumit nëse është e nevojshme, dhe nëse negociatat me evropianët dështojnë”, deklaroi Behrouz Kamalvandi, zëdhënës dhe zëvendëspresident i Organizatës Iraniane të Energjisë Atomike (OIEA) gjatë një konference shtypi në Teheran, shkruan ATSH.

Kamalvandi theksoi gjithashtu se ne do të vijojmë të zbatojmë dhe përmbushim detyrimet tona që rrjedhin nga marrëveshja për bërthamoren, por njëkohësisht do të marrim në konsideratë të gjithë skenaret e mundshme dhe po përgatitemi ndërkohë.

Deri më tani nuk kemi dalë jashtë kuadrit të marrëveshjes bërthamore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat