Gjashtë muaj burg për vajzën që abortoi

Azia

Gjashtë muaj burg për vajzën që abortoi

Më: 22 korrik 2018 Në ora: 18:20
Vajza ishte dënuar së bashku me të vëllain 17 vjeç në një gjykim që u mbajt javën e kaluar në Gjykatën e krimeve në Sumatra.

Një 15 vjeçare e cila ishte përdhunua nga vëllai i saj, është dënuar me 6 muaj burg për shkak se kishte abortuar foshnjën me të cilën kishte ngelur shtatzënë pas dhunimit, në Indonezi.

Vajza ishte dënuar së bashku me të vëllain 17 vjeç në një gjykim që u mbajt javën e kaluar  në Gjykatën e krimeve në Sumatra.

 “Vajza ishte akuzuar sipas ligjit për mbrojtjen e fëmijëve për kryerjen e abortit”, i ka thënë AFP-së zëdhënësi i kësaj gjykate.

Vëllai i saj u dënua me dy vjet burg për abuzim seksual ndaj të miturës.

Indonezia e ka të ndaluar abortin përveç nëse shëndeti I nënës është në rre4zik, ose në disa raste edhe për shkak të dhunimeve.

Ligji thotë se aborti mund të kryhet vetëm brenda gjashtë javësh.

Vajza e cila u dënua javën e kaluar ishte dhunuar nga i vëllai të herë dhe ishte gjashtë muajsh shtatzënë kur ka abortuar.

Ajo u ndihmua nga e ëma e saj e cila u akuzua po ashtu për bashkëkryerje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat