Pakistan: Opozita proteston për “manipulimet” në zgjedhje

Azia

Pakistan: Opozita proteston për “manipulimet” në zgjedhje

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 18:08
Pakistan

Mbështetësit e partive opozitare në Pakistan kanë protestuar për, siç pretendojnë ata, mashtrime dhe parregullsi në zgjedhjet kombëtare, që u mbajtën muajin e kaluar, duke fajësuar ushtrinë e shtetit.

Qindra mbështetës u mblodhën sot në kryeqytetin, Islamabad, pasi partitë e ish-kryeministrit Nawaz Sharif dhe ish-presidentit, Asif Ali Zardari dhe organizata të tjera, kanë thirrur një marsh pranë Komisionit të Zgjedhjeve, duke kërkuar hetimin e rezultateve të zgjedhjeve.

Protestuesit thonë se në zgjedhjet e 25 korrikut, ku fitues doli partia e Imran Khan, partia Tehrik-e Isnaf, janë manipuluar nga ushtria. Disa kritikë thonë se ushtria ka një fuqi substanciale mbi politikat e brendshme dhe ndërkombëtare të vendit.

Megjithatë, në zgjedhjet e muajit të kaluar partia e Imran Khan nuk ka arritur që të fitojë ulëse të mjaftueshme në Parlament, që të formojë e vetme Qeverinë. Por, Khan pretendon se ka mbështetje të mjaftueshme për të formuar koalicionin qeverisës dhe që ai të bëhet kryeministri i ardhshëm i vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat