Numri i të vdekurve nga shpërthimi në Idlib arrin në 69

Azia

Numri i të vdekurve nga shpërthimi në Idlib arrin në 69

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 13:45
Pamje të zonave të shkatërruara në provincën Idlib.

Numri i të vdekurve pas një shpërthimi në një depo të armëve në veriperëndim të Sirisë ka arritur në 69, kryesisht civilë, duke përfshirë 17 fëmjë, ka njoftuar një vëzhgues lufte, teksa operacioni i kërkimit është duke vazhduar ende.

Shpërthimi i së dielës në provincën Idlib ka lënë të vdekur 52 civilë, ka njoftuar Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Ky incident ka vrarë edhe 17 anëtarë të aleancës xhihadiste, Hayat Tahrir al-Sham, është thënë sipas Vëzhguesit me bazë në Britani, i cili ka raportuar në bazë të rrjetit të burimeve brenda Sirisë.

“Operacionet e shpëtimit janë duke vazhduar”, ka thënë udhëheqësi i kësaj organizate, Rami Abdel Rahman për agjencinë e lajmeve AFP.

Në muajt e fundit kjo provincë është përballur me një seri të shpërthimeve dhe vrasjeve që kanë shënjestruar kryesisht zyrtarët rebelë dhe luftarët.

Në këtë provincë aktualisht jetojnë 2.5 milionë persona, gjysma e të cilëve janë shpërngulur si pasojë e luftimeve në zonat tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat