Koreja e Jugut merr vendim të ‘përjashtojë’ 20 mijë vetura të BMW pas zjarreve në motor

Azia

Koreja e Jugut merr vendim të ‘përjashtojë’ 20 mijë vetura të BMW pas zjarreve në motor

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 08:45
Ky veprim i tyre do të ndërmerret pas rasteve të shpejta të shpërthimit të zjarrit në motorët e tyre

Qeveria e Koresë së Jugut ka thënë se do të përjashtojë rreth 20 mijë vetura të markës BMW nga rrugët e saj.

Ky veprim i tyre do të ndërmerret pas rasteve të shpejta të shpërthimit të zjarrit në motorët e tyre, shkruan BBC.

Përjashtimi do të aplikohet në vetura të cilat ende nuk janë dërguar te BMW për kontroll të sigurisë nën thirrjen vullnetare për ta bërë ketë.

Afërsisht 30 motorë kanë shpërthyer në zjarr në vitin 2018, shumica prej të cilëve të modelin Sedan 520 BMW.

BMW është vënë në dyshim këtë vit, sidomos pas tërheqjes së mijëra veturave në Britani të Madhe për çështje sigurie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat