Kina kërkon bojkotimin e kafiterisë që i shërbeu kafe presidentes së Taiwanit

Azia

Kina kërkon bojkotimin e kafiterisë që i shërbeu kafe presidentes së Taiwanit

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 15:21
Kafiteria që i shërbeu kafe presidentes së Taiwanit

Një kafiteri e ka gjetur vetën në mes të një stuhie gjeopolitike ngase i shërbejë një kafe presidentes së Taiwanit

Ky brend i kafiterive me origjinë nga Los Angelos, të SHBA-së, posedon 85 kafe në Taiwan. Presidentja  Tsai Ing-wen, të dielën e kaluar mori një kafe aty.

Por shumë klientë kinezë - që vizitojnë degët e zinxhirit në Kinë - ishin të zemëruar, duke bërë thirrje për një bojkot.

Kina e konsideron Tajvanin si pjesë të territorit të saj dhe publiku kinez shpesh është i shpejtë që të hidhen në çdo gjë që shihet si përkrahje e pavarësisë së Tajvanit.

Megjithatë, kur zinxhiri i kafiterive përpiqej të kontrollonte disa dëme, duke vënë shpejt një deklaratë që distancohej nga ndjenjat pro pavarësisë, nxiste vetëm një zemërim të madh, kësaj here në Tajvan, ku njerëzit akuzuan kompaninë për t'u përkulur ndaj presionit kinez.

Pse gjithë kjo zhurmë?

Statusi i Taiwanit është edne duke u vënë në pikëpyetje. Është një demokraci e vetëqeverisur dhe për të gjitha qëllimet praktike ka vepruar si një komb i pavarur që nga viti 1950, kur qeveria nacionaliste e Kinës u mund nga forcat komuniste dhe u largua nga kontinenti.

Megjithatë pavarësia nuk i njihet nga Kina.

Për më tepër Kina këmbëngul se vendet e tjera mund të kenë vetëm lidhje diplomatike me Kinën apo Tajvanin, jo të dyja.

Dhe në vitet e fundit, Pekini është bërë gjithnjë e më bindës mbi pretendimet e saj dhe ajo që thotë është një çështje kyçe e sovranitetit kombëtar.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat