Tërmeti 8 ballësh lëviz Tokën

Azia

Tërmeti 8 ballësh lëviz Tokën

Më: 20 gusht 2018 Në ora: 09:11
Foto ilustrim

Një zonë e shkatërruar nga tërmetet vetëm pak javë më parë, ku humbën jetën 460 persona, goditet sërish.

Shënohen sërish lëkundje të fuqishme në ishullin indonezian të Lombok.

Instituti gjeologjik vendas bën me dije se tërmeti i shënuar mbrëmjen e së shtunës, ishte me magnitudë 6.3 ballë të shkallës rihter me epiqendër në 7 kilometër thellësi.

Momentalisht nuk flitet për dëme apo të lënduar, përveç panikut të madh.

Ndërkohë një tjetër lëkundje e fuqishme tërmeti, u shënua me magnitudë 8.2 ballë të shkallës rihter.

Tërmeti u shënua në ishujt Fiji (Fixhi) në 559 kilometër thellësi.

Lëkundjet sizmike u shënuan mëngjesin e së dielës, në orën 02.19 me orën tonë, fatmirësisht pa pasoja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat