Vjedhin miliona dollarë, arrestohen hakerët

Azia

Vjedhin miliona dollarë, arrestohen hakerët

Më: 20 gusht 2018 Në ora: 14:44
Foto ilustrim

Policia kineze ka arrestuar tre të dyshuar se kanë vjedhur asete me vlerë 600 milionë juan ose 87 milionë dollarë përmes hakimit, njoftoi media shtetërore, sipas të cilës kriminelët kibernetikë sulmuan mbajtësit e bitcoin dhe monedhat e tjera virtuale.

Policia në qytetin verior të Xian filloi hetimin në mars kur një viktimë e quajtur Zhang u ankua se hakerët kishin marrë kontrollin e kompjuterit të tij për të vjedhur 15 milionë dollarë vlerë e valutës digjitale, raportoi Shaanxi Daily.

Transferimi i njësive i siguroi policisë një gjurmë virtuale, e cila i çoi ata te një i dyshuar i quajtur Zhou në provincën qendrore të Hunan.

Komunikimet e Zhou çuan në dy bashkëpunëtorë të supozuar. Në tërësi, tre të dyshuar mendohet se kanë vjedhur 600 milionë juanë duke hakuar kompjuterët e individëve dhe kompanive.

Në shkurt, një botim zyrtar kinez njoftoi planet për të zhdukur të gjithë tregtinë e valutave digjitale në vend duke bllokuar qasjen në faqet e huaja dhe duke hequr aplikacionet përkatëse nga dyqanet e aplikacioneve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat