Siri: Para një fitoreje të Pirros

Azia

Siri: Para një fitoreje të Pirros

Më: 6 shtator 2018 Në ora: 11:04
Ilustrim

Për pushtetmbajtësit në Damask lufta për Idlibin do të jetë një fitore e Pirros, por jo për aleatët.

Në ofensivën që ka nisur regjimi sirian në Idlib, në kështjellën e fundit të kryengritësve, do të ketë një fitimtar të qartë ushtarak: regjimin. Për pushtetmbajtësit në Damask megjithatë fitorja do të jetë fitore e Pirros. Sepse arratia e përsëritur, por e shmangshme e shumë vetëve nuk ushqen në Perëndim gatishmërinë për të nisur bisedime me regjimin dhe për të marrë pjesë në shpenzimet e rindërtimit.

Me sa duket për Assadin në plan të parë është diçka tjetër: Idlibi ishte në vitin 2011 një nga qendrat e para të kryengritjes; sot ekziston një shans për të marrë hak.

Image

Padyshim zgjidhja e kërkuar për Idlibin i ngjan përpjekjes për të gjetur kuadraturën e rrethit. Natyrisht që regjimi dhe Rusia kanë të drejtë kur thonë se për dhjetëra-mijëra xhihadistët në Idlib nuk mund të ketë të ardhme.

Por ofensiva në Idlib nuk i shërben as Kremlinit. Po të dojë që ta lidhë më fort pranë vetes Turqinë, shkaktimi i një vale të re refugjatësh, që mund ta destabilizojë Turqinë, nuk është zgjidhja e përshtatshme. Moska duhet t'i japë më shumë kohë Turqisë, për të negociuar edhe më tej me kryengritësit që t'i dorëzojnë armët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat