Talibanët nisin sulme të reja të përgjakshme në Afganistan

Azia

Talibanët nisin sulme të reja të përgjakshme në Afganistan

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 11:34
Afganistan

Militantët talibanë është raportuar të kenë vrarë dhjetëra forca të sigurisë afgane, si pasojë e sulmeve të reja që kanë shënjestruar disa zyrtarë qeveritarë.

Zëvendës-shefi i këshillit rajonal në Provincën Kunduz, Safiullah Amiri, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se 15 anëtarë të ushtrisë afgane janë vrarë në një sulm në zonën Dashti Archi, që ka nisur më 9 shtator.

Amiri ka thënë se 18 persona tjerë ushtarakë janë plagosur në këtë sulm.

Në po të njëjtën kohë, në provincën veriore, Kunduz, shefi policor, Faqir Mohammad Jawzjani, ka thënë se tetë policë janë vrarë me të nisur mëngjesi, si pasojë e luftimeve me talibanët në distriktin Khamyab më 10 shtator, ka raportuar agjencia e lajmeve, Associated Press.

Jawzjani ka thënë se trupat afgane janë detyruar të largohen nga selia e tyre në mënyrë që të parandalojnë viktimat civile.

Sipas tij, shtatë militantë talibanë janë vrarë dhe tetë të tjerë janë plagosur.

Talibanët kanë kryer edhe sulme tjera në qytetin veriore Sar-e-Pul, duke lënë të vdekur 17 ushtarë tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat